Tropojë, ekzekutohet me kallashnikov Përparim Bardhi
Të dy vëllezërit ndodheshin në makinë kur një krismë e vetme arme ka përgjakur njërin prej tyre dhe që më pas ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së djeshme në bjeshkët e Tropojës, kur Përparim Bardhi, 46 vjeç nga fshati Viçidol, është qëlluar për vdekje, teksa udhëtonte me makinë.
Bashkë me të ka qenë edhe i vëllai, Izet Bardhi, i cili nuk ka mundur dot të identifikojë autorin e ngjarjes. Ndërkohë, në vend ka shkuar dhe grupi hetimor i komisariatit të Tropojës, i cili ka filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se bazuar në dëshmitë e të afërmve të viktimës, policia ka hequr nga pista e hetimit atë të hakmarrjes.
Ndërkohë që kjo e fundit ka shoqëruar gjatë ditës së djeshme disa persona të dyshuar në komisariat për vrasjen e babait të 6 fëmijëve, Përparim Bardhit. Megjithatë, deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është konfirmuar asnjë arrestim.
Ekzekutim në bjeshkët e Tropojës. Ka qenë ora 10 e mëngjesit të djeshëm kur një e shtënë e vetme i ka marrë jetën 46-vjeçarit Përparim Bardhi.
Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, mësohet se viktima ishte nisur së bashku me të vëllanë, Izet Bardhin, nga fshati Viçidol i Tropojës për në bjeshkë. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, ata ishin duke kaluar pranë fshatit Kuçanë, kur është dëgjuar një krismë, dhe më pas ai ka parë Përparimin të gjakoset dhe vetëm pak minuta më vonë të ndërrojë jetë. Izeti ka treguar për policinë se edhe pse ka dalë menjëherë jashtë makinës, nuk ka parë ndonjë person të mundshëm si autor të së shtënës. Më pas, ai ka lajmëruar policinë, e cila nuk ka vonuar të mbërrijë në vendngjarje, si dhe të fillojë hetimet për zbardhjen e saj.
Menjëherë, punonjës të shumtë të forcave të rendit kanë krehur gjithë zonën në vendin ku ndodhi krimi, por pa asnjë rezultat. Kërkime janë bërë edhe brenda në fshatin Kuçanë, por dhe këtu policia nuk ka gjetur prova për ndonjë autor të dyshuar të vrasjes së 46-vjeçarit. Nga ana tjetër, specialistët e saj kanë marrë në pyetje të vëllain e viktimës, Izet Bardhin, për të mësuar më shumë rreth momentit të së shtënës. Gjithashtu, në pyetje janë marrë edhe të afërm të tjerë të fisit Bardhi.
Pas këtyre, nga të dhëna të policisë mësohet se për momentin është lënë mënjanë pista e hakmarrjes, pasi nga hetimet rezulton se viktima nuk ka pasur konflikte me ndonjë njëri. Megjithatë, policia e Tropojës tha se punonjësit e saj janë duke punuar me intensitet për të zbardhur sa më shpejt motivet e vërteta të krimit që i mori jetën babait të gjashtë fëmijëve, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.