E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori; Mbyll hetimet rreth ngjarjes së 31 korrikut

Ngjarja e rëndë e 31 korrikut në Porcelan të kryeqytetit do t’i mbyllë hetimet. Lajmi është bërë dje nga burime të prokurorisë ku thuhet se vendimi është marrë nga prokuroria e rrethit të Tiranës, sipas së cilës grupi hetimor ka realizuar të gjitha procedurat hetimore, duke dokumentuar ligjërisht me fakte, prova dhe dëshmi vrasjen e dyfishtë në zonën e Porcelanit. Prokuroria do të mbyllë dosjen në fjalë vetëm pasi të realizojë procedurat hetimore mbështetur në Kodin Penal që sanksionon pushimin e ushtrimit të ndjekjes penale nëse provohet se personi i dyshuar ka vdekur. Për sa u takon motiveve, prokuroria konfirmoi se ngjarja ka për shkak mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes çiftit në prag të dhënies fund të lidhjes se tyre pas disa vjetësh bashkëjetese. Sipas të dhënave të prokurorisë, pasditen e 31 korrikut në zonën e Porcelanit shtetasi Hazir Sallahi, 47 vjeç, punonjës pranë shërbimit të ruajtjes së objekteve qëlloi me pistoletën e punës katër herë mbi të dashurën e tij, Anila Laze, 34 vjeçe, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme dhe më pas me të njëjtën armë vrau veten. Dy të dashurit kishin kohë që nuk shkonin mirë me njeri-tjetrin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›