Patrulla e Përgjithshme, ja 150 fituesit e akademisë
I jepet fund odisesë së konkurseve për pranimin në shkollën e policisë, ku pas fazës së tretë të zhvilluar me gojë në datat 20 dhe 21 të këtij muaji, Komisioni i Intervistimit ka përzgjedhur 150 kandidatët fitues. Kështu, gjatë intervistimit të 165 kandidatëve të paraqitur, fituesit janë përzgjedhur bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë. Gjithçka është konfirmuar një ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se më 8 gusht u zhvillua testimi me shkrim, gjatë të cilit nga 1.034 kandidatë që iu nënshtruan këtij testimi, bazuar në pikët e grumbulluara, u kualifikuan 216 prej tyre. Pas kësaj faze, në datat 12-15 gusht u zhvillua testimi fizik i kandidatëve, ku pas përfundimit të tij u skualifikuan 48 nga 215 kandidatët që morën pjesë në këtë testim. Ndërkohë që nga data 20-21 gusht u zhvillua dhe faza e tretë e konkurrimit, intervista me gojë.
Nga Komisioni i Intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan 165 kandidatët e paraqitur. Qëllimi i intervistës me gojë është vlerësimi i aftësive të kandidatit për të analizuar, komunikuar, marrë vendime dhe për të reaguar në mënyrën e duhur, si dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë punonjës policie.
Shpallja e 150 kandidatëve fitues është bërë bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë. Ndërsa i gjithë procesi i konkurrimit është monitoruar nga Misioni PAMECA, Programi ICITAP, e organizma të tjerë.
Sakaq, Policia e Shtetit ka njoftuar se 150 kandidatët që janë kualifikuar fitues do t’i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë. Për kryerjen e kontrollit mjekësor kandidatët do të paraqiten pranë kësaj qendre më datë 25 gusht, ditën e hënë ora 07:00, në adresën: Qendra e Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përballë Arkivës së Shtetit, Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nëse gjatë kontrollit mjekësor do të rezultojnë kandidatë, të cilët do të cilësohen të paaftë nga Komisioni Mjekësor i ngritur për këtë qëllim, atëherë do të njoftohen për t’iu nënshtruar këtij kontrolli mjekësor kandidatët e radhës në listën e shpallur. Pas kontrollit mjekësor, kandidatët fitues do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtërinjve, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit. Për çdo informacion të mëtejshëm kandidatët mund të drejtohen pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.