Trafikonte drogë, e plagosin për ta kapur
Policia e Komisariatit të Tepelenës zbuloi dhe bllokoi dje në orët e para të ditës një kamion me rimorkio që ishte duke transportuar një sasi prej rreth 600 kilogramësh lëndë narkotike të llojit marijuanë, në aksin e rrugës kombëtare Ballsh - Tepelenë. Gjatë operacionit në fjalë trafikanti, i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit me të cilën po transportohej droga ka tentuar të kundërshtojë përfaqësuesit e rendit, duke u rrëmbyer armën, por më pas është plagosur prej tyre.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, bëri të ditur zyrtarisht se shtetasi Besnik Bronkeri, 35 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë, i cili drejtonte automjetin kamion tip "Reno" me targa VL 1446 C të kokës së kamionit dhe të rimorkios me targë KO 5427 B, gjatë kontrollit nuk i është bindur urdhrit të policisë rrugore. Fillimisht, patrulla i ka kërkuar drejtuesit të mjetit që të hapte karrocerinë për kontroll, por ai nuk ka pranuar.
Sipas zëdhënësit Mullai, në këtë moment ai u përpoq të rrëmbejë me forcë pistoletën e njërit prej punonjësve të policisë dhe në pamundësi është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën nacionale në vendin e quajtur Mogile, rreth 10 km larg qytetit të Memaliajt.
Pas përplasjes me patrullën e policisë, 35-vjeçari Besnik Bronkeri u ndoq nga policia, e cila në përpjekje për të mos e lejuar të largohet e ka neutralizuar atë duke e plagosur në këmbën e majtë. Zëdhënësi i policisë tha gjithashtu, se pas kontrollit të imët në karrocerinë e kamionit që drejtohej nga 35-vjeçari u gjetën 24 çanta të mëdha sportive në ngjyrë të zezë dhe në secilën prej tyre ishin vendosur 20-25 pako njëkilogramëshe marijuane të presuar, të mbështjella me letër ngjitëse.
Lidhur me plagosjen e trafikantit, zëdhënësi tha se "njëri prej punonjësve të policisë ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë, me qëllim që drejtuesi i mjetit të ndalonte, por ai ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen për t‘u larguar nga vendi i ngjarjes".
Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar duke e plagosur në këmbë në pjesën e kofshës. Menjëherë pas plagosjes, ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas është transportuar me shpejtësi për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, pasi sipas mjekëve të urgjencës së spitalit "Omer Nishani" në Gjirokastër, i plagosuri kishte frakturë në kockën sipër gjurit. Transporti i tij është bërë nën masa të forta sigurie, ndërkohë që në vendngjarje kanë vazhduar hetimet e grupit operativ- hetimor dhe specialistëve të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, që rezultoi të ishte rreth 600 kilogramë është bërë edhe arrestimi i shtetasit të lartpërmendur, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Burime nga policia e Gjirokastrës thanë dje se lënda narkotike e sekuestruar dje në rrugën Tepelenë-Ballsh kishte për destinacion Italinë. "Droga do të çohej në Fier ose në Vlorë, nga ku do të nisej më pas me mjete lundruese drejt Italisë", tha një oficer policie në Gjirokastër. Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në gjetjen e origjinës së marijuanës. Mendohet që maunia të jetë ngarkuar në fshatrat e Gjirokastrës, por ende nuk ka një konfirmim për këtë.
Rasti
Arrestimi me
plagosje në Babrru
Katër ditë më parë një person i shpallur në kërkim është plagosur në këmbë nga policët gjatë operacionit për arrestimin e tij. Pesë ditë më parë, më 8 maj 2008 sektori i operacioneve speciale dhe kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë arrestoi 33-vjeçarin Feim Gjuni, lindur e banues në Kalimash të Kukësit, i cili kërkohej prej 8 vjetësh, pasi ishte dënuar me 19 vjet burg për vrasje. Gjatë ndërhyrjes policore, Gjuni ka tentuar t‘i largohet rrethimit policor dhe për pasojë nga punonjësit e policisë është hapur zjarr, duke e plagosur në këmbën e majtë.