Uidhërs në Gjykatën e Tiranës
Gjykata e Tiranës, më e madhja në vend, në të cilën gjykohen rreth 40% të çështjeve gjyqësore në rang republike, është vizituar dje nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhon Uidhërs (John Withers). Diplomati amerikan ka parë nga afër ambientet e kësaj gjykate, kushtet e punës së gjyqtarëve dhe sallat ku zhvillohen seancat gjyqësore. Uidhërs gjatë takimit me kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Albert Meça, është interesuar për problemet dhe nevojat që ka aktualisht ky institucion.
Meça, nga ana e tij, ka evidentuar si nevoja emergjente përmirësimin e infrastrukturës së Gjykatës së Tiranës, përmirësimin e ambienteve të punës, rritjen e solemnitetit që do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit të dhënies së drejtësisë, etj. Ambasadori amerikan ka zhvilluar muajt e fundit takime të shpeshta me drejtuesit kryesorë të gjyqësorit shqiptar, ku është interesuar për ecurinë e reformave në këtë sektor.