E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, mister zhdukja e policit

 

BERAT – Mbetet ende mister fati i efektivit të paraburgimit të Beratit, Foto Buhali. Ndonëse kaluan 15 ditë që nga zhdukja e tij, policia e Beratit ende nuk ka një pistë të vetme hetimi. Sipas burimeve të policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se 48–vjeçari të jetë larguar për shkak të borxheve që ai ka pasur në qytet. Ai luante herë pas here në lojërat e fatit. Madje ditën e zhdukjes, persona të njohur të tij e kanë parë teksa kishte humbur një sasi prej 30 mijë lekësh në kumar. Burime nga policia bënë të ditur se ka dyshime të forta që Buhali të jetë larguar drejt Greqisë dhe se ai ka lënë peng armën e shërbimit te borxhlinjtë e tij. Kjo është pista kryesore në të cilën po hetohet, por sipas policisë nuk përjashtohen as pista të tjera.              d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›