Elbasan, vetëvaret 53-vjeçari
ELBASAN - Një 53-vjeçar nga Elbasani i jep fund jetës, duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen “Beqir Dardha”. Sipas policisë, Agim Demiri ka gjetur vdekjen pasi ishte vetëvarur në një pemë brenda banesës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Familjarët e gjetën Demirin të varur me një litar. Ndonëse ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, sipas policisë viktima kishte ndërruar jetë disa minuta më parë se familjarët të zgjoheshin. Në banesën ku ndodhi ngjarja mbërriti policia, e cila konkludoi se viktima i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Blutë morën në pyetje familjarët e 53–vjetarit, të cilët deklaruan se viktima kishte shfaqur kohët e fundit shenja depresive. a.k.