Berat, mungesa e bojës vonon votimin
Në Berat procesi i votimit ka nisur rreth 30 minuta me vonesë, gati në të gjitha qendrat e votimit, për shkak të mungesës së bojës për vulën e fletëve të votimit. Problemi është zgjidhur nga vetë komisionerët, të cilët kanë siguruar bojën dhe procesi ka nisur normalisht. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike e Beratit ka denoncuar rreth orës 12:00 një rast kërcënimi me jetë, të njërit prej komisionerëve të saj në fshatin Dardhë. Sipas PD-së, Safet Gjatës i është kërcënuar jeta, me anë të një letre, ku i kërkohej të mos shkonte në qendrën e votimit ku ishte përcaktuar.