Berat, mysafiri nga Vlora kapet për vjedhje
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet për dy vjedhje banesash të kryera ndërsa ndodhej te të afërmit e tij në qytetin e Beratit. Burime të komisariatit të këtij qyteti bëjnë me dije se ditën e djeshme është bërë arrestimi i 21-vjeçarit Aleksandër Resulaj. I riu mësohet se rezulton të jetë autor i vjedhjeve të dy banesave në lagjen "Donika Kastrioti", lagje në të cilën ndodhej dhe banesa e të afërmve të tij. Ai akuzohet se ka vjedhur disa pajisje elektronike dhe veshje në dy banesat që ndodheshin pranë banesës së të afërmve të tij, ku kishte shkuar si mysafir.