Elbasan, dy vjedhje pa autor në qytet
Vazhdojnë vjedhjet e paidentifikuara në qytetin e Elbasanit. Dy rastet më të fundit janë regjistruar natën e së premtes. Në fillim është konstatuar vjedhja e një sasie parash dhe një celulari në një lokal bilardoje në lagjen "5 Maji", ndërsa në të gdhirë të së shtunës është vjedhur me thyerje një lokal në lagjen "Viserion Xhuvani", ku vjedhësit kanë përvetësuar dy kompjuterë, një amplifikator magnetofoni, një aparat fotografik dixhital, si dhe një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike. Për të dyja rastet policia nuk ka bërë të mundur identifikimin e autorëve. Këto raste e çojnë në dhjetë numrin e vjedhjeve brenda kësaj jave.