E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 19 policë për të arrestuar një burrë

Terror dhe dhunë me policinë, si dhe në mjediset e komisariatit. Bujar Ferko, 46 vjeç, është "përplasur" me grupin e gatshëm të policisë pasi ishte përfshirë në një sherr në një lokal. Policët kanë dashur ta shoqërojnë në komisariat, por ai i ka fyer, kanosur dhe qëlluar. U deshën 19 policë për ta futur në furgon, por edhe aty brenda ai nuk e ka pushuar rezistencën, duke thyer edhe xhamat e mjetit. Më pas, në dhomat e paraburgimit ai ka thyer disa xhama të dritareve, si dhe tavolinën që ndodhej aty. Sipas policisë, ai ka shkaktuar një dëm prej 30 mijë lekësh dhe do të akuzohet edhe për shkatërrim të pronës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›