Kapshtice, gjenden të fshehur në maune 10 afganë
Kapen sërish klandestinë afganë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Edhe këtë herë, klandestinët kishin përdorur një maune me targa turke për të depërtuar në territorin shqiptar. Mjeti që transportonte karrige, do të shkonte në kryeqytet, ndërsa klandestinët afganë kanë pasur si synim që nga Shqipëria të kalonin në Itali. Pasi janë kapur në kufi nga ana e policisë dhe janë mbajtur në repartin e GOS-it për kryerjen e procedurave, afganët do t‘u dorëzohen autoriteteve greke, nga ku dhe kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Gjatë një viti në Kapshticë janë kapur më shumë se 60 klandestinë afganë.