Berat, nuk ka më vend për varrime
22/09/2009 Bashkia miraton fond për shpronësimin e pronarëve të tokave përreth varrezave
Ankohen rojet: Vjedhjet masive, shkulin dhe zbukurimet prej bronzi
BERAT- Një fond prej 560 mijë lekësh ka miratuar Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Beratit për shërbimet në varrezat publike të qytetit. Pikërisht me 560 mijë lekë pritet të kryhen investime në shërbimet më të rëndësishme të varrezave. Problemi gjatë viteve të fundit në varrezat publike ka qenë mungesa e vendeve, por sipas nënkryetarit të Bashkisë së Beratit, Stavri Ceca, ky problem do të zgjidhet pas shpronësimit që do t’u bëhet pronarëve që kanë tokat afër varrezat për të shtuar parcelat. “Për këtë duhet një fond i konsiderueshëm dhe bashkia do të financojë pasi është shumë i domosdoshëm shtimi i hapësirave të varreza”, ka cituar Ceca. Ky problem është ngritur dhe më parë nga qytetarët, të cilët kanë faktuar faktin e kalimin mbi varre për të parë të afërmit e tyre që kanë ndërruar jetë. Ndërsa me fondin që është miratuar nga Këshilli i Bashkisë pritet të bëhet kryerja e shërbimeve, siç është pastrimi dhe shtimi në një pjesë për parcelë dhe shërbime të tjera. Aktualisht varrezat publike menaxhohen me fonde të bashkisë, por nga një sipërmarrës privat, i cili ka pasur nën kujdesje varrezat publike të qytetit. Për këtë këshilltarët kanë kërkuar të ketë më shumë kontrolle nga bashkia gjatë shërbimeve që do të kryhen me fonde të saj. Por sipas njërit prej rojeve të varrezave publike të qytetit të Beratit bëhet e ditur se problem ka qenë vendi dhe tashmë që do të zgjidhet do të jetë më e lehtë parcelizimi në radhë i personave që ndërrojnë jetë. Sipas rojeve, bari në hapësirat boshe bëhet disa herë në vit, por ajo që ngrihet si problem herë pas herë duke njoftuar dhe policinë është vjedhja e materialeve zbukuruese mbi qivure, të cilat janë prej bronzi dhe që persona të papërgjegjshëm i përdorin për shitje. Ndërsa shtojnë se numri i personave të vdekur ka ardhur duke u shtuar në varreza, kjo për faktin se tashmë edhe banorët e shpërngulur nga fshatrat për të jetuar në qytet, të afërmit e tyre i varrosin në varrezat e qytetit, pohojnë rojet në varrezat publike të qytetit të Beratit.
PROBLEMI
Problemi gjatë viteve të fundit në varrezat publike ka qenë mungesa e vendeve, por sipas nënkryetarit të Bashkisë së Beratit, Stavri Ceca, ky problem do të zgjidhet pas shpronësimit që do t’u bëhet pronarëve që kanë tokat afër varrezat për të shtuar parcelat. “Për këtë duhet një fond i konsiderueshëm dhe bashkia do të financojë pasi është shumë i domosdoshëm shtimi i hapësirave të varreza”, ka cituar Ceca. Ky problem është ngritur dhe më parë nga qytetarët, të cilët kanë faktuar faktin e kalimin mbi varre për të parë të afërmit e tyre që kanë ndërruar jetë.