E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, nuk pagoi energjinë, 20 ditë burg

 

BERAT - Një 44-vjeçar nga Ura Vajgurore i kërkoi gjykatës të konvertojë dënimin, nga gjobë, me burgim. Fatmir Xhaxhaj mësohet se ishte dënuar nga Gjykata e Beratit me 100 mijë lekë gjobë. Ai ishte paditur nga KESH-i për vjedhjen e energjisë elektrike. Por babai i katër fëmijëve nuk kishte asnjë mundësi financiare të shlyente dënimin e dhënë. Në këto kushte, ai i kërkoi gjykatës t’i konvertonin dënimin me burg. Gjykata e Beratit vendosi dënimin përfundimtar me 20 ditë burg për 44-vjeçarin. Pasi të përfundojë ditët e burgut, ai do të jetë i lirë të gjejë një punë për të ushqyer fëmijët, por nuk do t’i duhet të dëmshpërblejë KESH-in për vjedhjen e kryer. Xhaxhaj është shprehur i penduar në gjykatë për veprën e kryer, ndërsa ka premtuar para togave të zeza se nuk do të kalonte në përsëritje të kësaj vepre. Tashmë i mbeten vetëm pak ditë për të vuajtur dënimin, pasi gjykata llogariti edhe periudhën e parabu-rgimit.            d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›