E Diel, 1 Nëntor 2026

Librari në vend të Kinema “Dajtit”

 

Nis rikonstruksioni i Kinema “Dajtit”. Ajo do të  kthehet në një qendër multimediale, e cila do të plotësojë nevojat, dëshirat dhe ambiciet artistike e krijuese të grupmoshave të reja. Ambientet e reja do të sigurojnë hapësira për të lexuar. Tek ish-Kinema “Dajti” do të krijohet edhe një librari për fëmijët. Shërbimet kryesore që do të ofrojë qendra multimediale te Kinema “Dajti” do të jenë salla e kinemasë, salla e konferencave, ekspozita, atriumi i librit, salla e fëmijëve, studio e regjistrimit, laboratori i artit pamor, salla e muzikës, e kërcimit, salla e internetit etj. Sipas Bashkisë, kinemaja e ndërtuar rreth viteve ’70 ka qenë funksionale deri në fillimet e viteve ’90. Kësisoj, ish-Kinema “Dajti” do të transformohet në një qendër multifunksionale, duke iu përshtatur jo vetëm nevojave të komunitetit të zonës, por dhe të një pjese të aktiviteteve administrative të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›