Obama dhe zgjedhjet shqiptare
Edmond Arizaj
Nga gjithë kjo javë e fundit, deri ditën kur amerikanët zgjodhën presidentin e tyre të radhës, u duk se do të mbaronin dhe hallet e Shqipërisë. Madje dy ditët e fundit, zgjedhja e presidentit të parë me ngjyrë, solli edhe çlirimin e energjisë më të madhe në vendin tonë me urime për Obamën, me shpresa që vijnë nga zgjedhja e tij, me bluza nga ku buzëqeshte demokrati amerikan. Pas gjithë kësaj zhurme mediatike-politike-histerike, nuk mbetet veçse Obama të vijë këtu dhe të marrë shënim gjithçka na duhet dhe të na i zgjidhë urgjentisht. Madje shënime duhet të marrë edhe në Kosovë, sepse sipas një analisti të atjeshëm, kosovarët e duan shumë Obamën.
Duke parë nëntë orë larg Shqipërisë në vijë ajrore, harruam të shohim këtu pranë, në qendër të kryeqytetit tonë, Tiranës. Politikanët kryesorë shqiptarë nxituan të urojnë zgjedhjen e presidentit të ri amerikan. Mes tyre edhe Kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i PD dhe kryebashkiaku i Tiranës, Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së. Njëri duke përmendur platformën e Obamës për kohën për ndryshim, e tjetri për politikën e re po të Obamës. Por koha për ndryshim e Obamës si dhe politika e tij e re, nuk ka të bëjë aspak me thyerjen e demokracisë dhe të lirisë në SHBA, por me shtimin e tyre. Ndërkohë që liderët e PS dhe PD po bëjnë të kundërtën; po zhdukin me shpejtësi edhe elementët më minimalë të demokracisë. Sigurimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme që duhet të ishte detyra primare e këtyre partive, ka marrë një goditje të rëndë. Me pak fjalë, zgjedhjet e ardhshme në këtë vend do t’i kontrollojnë PS dhe PD (nëse projekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore kalon në Kuvend). Votat e të gjithë qytetarëve nga fshati më i humbur e deri në kërthizën e kryeqytetit, do të kalojnë në duart e të betuarve të këtyre partive.
Pra thjesht, me arrogancë, me forcën e shumicës dypalëshe, PS dhe PD vendosin se partia e tretë në vend aktualisht, LSI, nuk duhet të jetë në asnjë komision zgjedhor. Duket qartë se kjo është një kërkesë e PS-së e mbuluar nga justifikimi se erdhi nga ekspertët, por i paqartë mbetet dhe për pak kohë pazari, çka premtuar PS-ja për këtë marrëveshje. Kjo nuk është goditje e vogël për demokracinë dhe për ndershmërinë e zgjedhjeve, që jo pak herë janë shndërruar nga politikanët tanë. Por goditja bëhet më e madhe nga hipokrizia kur përshëndetet zgjedhja e presidentit amerikan dhe theksohet fort se fitoi demokracia. Në të njëjtën ditë, kur në vendin tonë, demokracisë i jepet druri më i rëndë që pas 1996. Sepse askujt të mos i shkojë në mendje, se me këtë marrëveshje të re, zgjedhjet do të shkojnë fjollë. Aspak. PS dhe PD që sot puthen, nesër do të kafshohen mes tyre, madje do të harrojnë edhe zgjedhjet e qeta dhe demokratike të SHBA-ve. Dhe kjo është mëse e dukshme, kur shohim se Rama kërkon të mbretësundojë i vetëm dhe i pangacmuar, ndërsa Berisha kërkon të mbrojë me mandatin e ri, përfitimet dhe zullumet e mandatit të vjetër.
Gjithçka që deri tani dukej si mjegull, është mëse e qartë edhe për ata që s’shohin mirë. Rama në nxitimin e tij shumëmujor për të eliminuar LSI-në, ka qenë i gatshëm t’i falë shumë gjëra Berishës vetëm për të marrë shumicën e mundshme për planin e tij. Nga ana tjetër, Berisha nuk ka humbur asgjë në këtë mes, por vetëm ka fituar. Me duart e PS është bërë shumë më i fuqishëm se më parë, dhe po me duart e PS po bën reformën zgjedhore që në fund të fundit përball PS me LSI, duke ia bërë atij më të lehtë betejën e re elektorale. Nga ana tjetër, Rama beson verbërisht se duke eliminuar LSI nga komisionet e ka eliminuar përfundimisht këtë rrezik elektoral, dhe i qetë pret që i gjithë elektorati shqiptar të votojë për të, sepse është mërzitur me Berishën. Kalkulimet e Ramës mund të dalin tepër të gabuara, pikërisht se lufta e hapur ndaj LSI do t’i sjellë shumë dëme vetë PS-së dhe elektoratit bazë të saj, por edhe pse në krahun tjetër Berisha duhet llogaritur si Sali Berisha dhe jo si kryeministri i maxhorancës.
Tashmë mund të duket çështje ditësh përpara se marrëveshja e re mes PS dhe PD të kalojë në Kuvend. Por gjithsesi e vështirë do të jetë edhe kjo, në një kohë kur disa deputetë kërcënojnë me grevë urie dhe shumë parti janë të gatshme të nisin protestat. Ndoshta për PS dhe PD nuk është edhe aq e lehtë ta kapërdijnë në vitin 2009, kur është marrë ftesa për në NATO, kur pritet liberalizimi i vizave, kur gërthitet për ndryshimin e realizuar dhe politikën e re, një grevë të zgjeruar urie të deputetëve, që nuk ka ndodhur as në opozitën e PD-së, kur greva të tilla bëheshin një herë në muaj. Nuk do të ketë nota pozitive për demokracinë shqiptare, pavarësisht lumit të urimeve drejt SHBA-ve. Sepse asnjë Obama nuk mund të zgjidhë problemet shqiptare, përveçse vetë shqiptarëve.