Boshti i së keqes
Petrit Vasili
Ndërsa Shqipëria jonë ishte zhytur në kaosin e pashembullt të ndryshimit të sistemit të viteve ‘90, tek kthehesha nga studimet ... jashtë vendit, pasigurinë time të natyrshme për konfuzionin e madh e vinte për fundi optimizmi se e keqja me një kokë e regjimit të përmbysur me aq mund e sakrifica ishte mundur e shembur përtokë dhe nuk do të ngjallej kurrë më.
Në asnjë rast nuk e akomodoja dot në mendje që demokracia mund të kishte kthim pas dhe e konsideroja rrugën e filluar në vitet ‘90 si shigjeta e dalë nga harku, që ka vetëm një rrugë, atë të ecjes përpara. Njerëzit e thjeshtë që bënë historinë e madhe të shembjes së regjimit të së keqes së madhe komuniste 50-vjeçare kanë qenë dhe mbeten po aq të preokupuar për atë që arritën me aq mund dhe sakrifica dhe janë po ata që edhe sot vigjilojnë ndershmërisht mbi demokracinë në mënyrën më të pakorruptuar dhe më atdhetare në këtë vend.
Por sot Shqipëria dhe shqiptarët në mënyrën më të pabesueshme dhe më paradoksale, por edhe më të padrejtë ndodhen sot përpara një të keqeje me dy koka, që funksionon në mënyrë kaq sinkrone sa që ata përbëjnë sot realisht një bosht të vërtetë të së keqes.
Boshti i së keqes i personifikuar dhe i njohur mirë ndër ne, fillon e mbaron në dy shëmbëlltyra, Berisha e Rama dhe ekziston vetëm në funksion të një qëllimi, të një ideje, të një prioriteti dhe të një synimi, që këta të dy të asgjësojnë gjithçka demokratike që njerëzit e thjeshtë, por demokratë shqiptarë arritën në vitet ‘90, me qëllimin e vetëm për ta shndërruar këtë vend në feud të tyre, ku këta feudalë miliarderë të shfrytëzojnë bujkrobërit shqiptarë për pasurimin e tyre të shfrenuar, duke vënë gjithë popullin dhe energjitë e djersën e tij në funksion të boshtit të tyre të së keqes.
Boshti i së keqes që funksionon si një makinë monstruoze që nuk kursen asgjë ishte autori i kataklizmës antidemokratike, që i ka ndodhur Kushtetutës sonë si dhe për gjendjen e mjerë në të cilën ajo është katandisur pas veprës së urryer të 115 deputetëve të boshtit të së keqes natën e 21 prillit. Si dhe për frymën diktatoriale kryeministrore që ajo ka tashmë, duke betonuar kryeministrin më të papërgjegjshëm dhe me vokacionin më të qartë diktatorial që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Boshti i së keqes, Rama e Berisha, u lemeris nga kërkesa për referendumin për Kushtetutën, megjithëse referendumi nuk imponon vullnetin e popullit, por i jep mundësinë atij të vendosë për fatet e tij. Meqenëse boshti i së keqes mendon se zëri i popullit është i tepërt, është i rrezikshëm dhe se popullit i duhet zënë goja, le të gjejë më mirë një popull tjetër, sepse populli shqiptar, më shumë se 1 milion shqiptarë, kanë ditur të miratojnë kushtetutën demokratike në 1998, por kanë ditur të hedhin poshtë në mënyrë plebishitare ato kushtetuta të inspiruara nga fryma e krijimit të diktaturave si Kushtetuta e 1994.
Korrupsioni ose limfa e kastës së të keqes vrau njerëzit e varfër e të pafajshëm në Gërdec dhe as kufomat e tyre nuk e vunë Boshtin e të keqes në mendime, sepse boshti është kundër popullit vetë. As kanali i Butrintit dhe as minierat që kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish të ndershëm dhe të varfër nuk e kanë bërë kastën që t’i skuqet faqja, por me një qetësi të ndarë në dysh si edhe dy kokat e kastës së të keqes, duke i përqeshur fatkeqësitë e tyre në mënyrë të pamëshirshme si dhe oreksi i tyre i pafund për të zhvatur miliona të tjera, kanë vazhduar të thellohen në aferat e tyre antikombëtare dhe antipopull.
Boshti i së keqes nuk ka kursyer as klubet sportive të kryeqytetit, duke i betonuar, duke i kthyer në pre të ndërtesave shumëkatëshe që mbushin xhepat e boshtit të së keqes dhe të familjeve të tyre, duke helmuar tiranasit me ajër të ndotur, duke lënë rininë e qytetit pa asnjë vend ku ata të ushtrojnë sportin, siç bënte dikur në rininë e tij, megjithëse në mënyrë të dështuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke varrosur pjesë të shkëlqyera të historisë së sportit shqiptar dhe bashkë me to edhe pjesë jete të kampionëve të asaj kohe, por edhe të emocioneve të pashlyeshme të këtij qyteti dhe qytetarëve të tij.
E keqja me dy koka nuk kurseu as Liqenin Artificial, mushkërinë e vetme ambientale të Tiranës, duke e kthyer atë në minierë parash dhe milionësh për boshtin e të keqes, që i këndon mynxyrës me zërat e Ramës dhe Berishës dhe betonon natyrën e ndërton kullat dhjetëra katesh prej betoni armik për mushkëritë e kryeqytetasve.
Por boshti i së keqes është sot më në hall se kurrë, sepse i dominuar nga zëri i brendshëm që urren demokracinë është zhytur drejt një krimi të ri, më të rëndit dhe më të pafalshmit se asnjë krim tjetër, krimit ndaj votës së lirë dhe vjedhjes së saj.
Ky bosht i së keqes, i cili nuk e merr dot në asnjë mënyrë votën e shqiptarëve, sepse nuk ka dhënë asnjë përgjigje për krimet e deritanishme të tij, kërkon që në tavolinë t’ua vjedhë këtë pronë atyre e të betonojë pushtetin e kastës së të keqes me vota të grabitura, të plaçkitura në tavolinat e krimit elektoral.
Duke parë se asnjë argument nuk i ndihmon dot kasta e së keqes mëton të fshihet pas çadrës së shqyer të një komisioni të dhunuar nga kasta, komisionit të vjedhjes së zgjedhjeve i thonë, sepse tashmë emrin normal ai e ka humbur. Bashkë me emrin komisioni ka humbur edhe dinjitetin, ndonëse ata që e drejtojnë atë nuk e kanë pasur ndonjëherë atë, por më e rënda është se këta të fundit janë identifikuar si instrumentet dhe ekzekutuesit e komplotit të kastës kundër votës së lirë dhe sigurisht kjo përgjegjësi konkrete e njerëzve konkretë do të ketë edhe një llogaridhënie konkrete shumë serioze, pse jo edhe tepër të rreptë përpara ligjit, kombit dhe çdo shqiptari që nuk mund të falin kurrë këtë dhe janë thellësisht të indinjuar e të zemëruar, sepse këta të kastës duan t’i vjedhin votën. Çdo iluzion se kësaj përgjegjësie mund t’i iket, mund t’i shpëtohet, është iluzion i kotë, ashtu siç është e kotë dhe plotësisht e humbur ideja se do të mund t’ia hedhin kësaj radhe.
Boshti i së keqes dhe kasta si produkt dhe instrument i saj, i kanë sot orë të numëruara përpara një zemërimi dhe fryme shumë të madhe dhe tepër të gjerë të mijëra qytetarëve, që demokracinë dhe dinjitetin e kanë të paprekshëm. Askush nuk mund të flejë i qetë duke pranuar se kasta ia vodhi votën, askush nuk mund të rrojë i qetë duke pranuar se kasta ia dhunoi vullnetin, ashtu sikurse s‘mund të rrijë pa protestuar ashpër dhe deri në fund, pasi kasta i futi dorën në xhep dhe e varfëroi deri në mjerim e tani kërkon t‘i vjedhë edhe votën me të cilën populli jep verdiktet për veten dhe të ardhmen e tij dhe të këtij vendi.
Në qoftë se në Çikago ku Barak Obama mbajti fjalën e tij të madhe duke kremtuar fitoren dhe realizimin e një ëndrre të madhe, punëtorët amerikanë luftuan deri në fund për ditën e tyre të punës, po ashtu edhe shqiptarët populli më i vjetër i Ballkanit dhe nga më të vjetrit e botës do të luftojnë deri në fund kundër boshtit të së keqes që kërkon t’u vjedhë vullnetin, votën e tyre.
Të gjithë e kuptojnë dhe nuk kanë asnjë dyshim se kjo betejë është e fituar, sepse është beteja midis filozofisë së të keqes dhe asaj të së mirës dhe të ndershmes, ose më thjesht është beteja midis dy kokave të vetme të boshtit të së keqes dhe të të gjithë popullit nga ana tjetër, që nuk shet e blen veten e tij siç shesin e blejnë ata të dy pronat dhe demokracinë e shqiptarëve.