E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, përmbytet qyteti i UNESKO-s

 

BERAT - Disa lagje në qytetin e Beratit u përmbytën dje pas një rrebeshi që zgjati rreth 30 minuta. Shkak për këtë situatë është bërë bllokimi i pusetave. Ndërkohë, qyteti mori një erë të rëndë nga fekalet që kishin zotëruar gjithë sipërfaqen e ujit në tri lagje, tek “Kushtrimi”, “10 Korriku” dhe qendrën e qytetit. Shumë mallra në tregun industrial që ishin vendosur nga tregtarët për të shitur janë dëmtuar. Shiu i zuri ata në befasi dhe nuk u la kohë manovrimi. Të gjitha pusetat për tërheqjen e ujërave ishin të bllokuara dhe me shumë vështirësi kanë arritur të funksionojnë. Banorët pohuan se, uji rrezikoi të futej dhe nëpër katet e para të pallateve. Ata i tremben dimrit, i cili nuk vonon të vijë, por askush nuk ka marrë asnjë masë që të zhbllokojë tubacionet, ndërsa një pjesë e kolektorëve janë thuajse jashtë funksionit. Uji vërshoi thuajse në gjithë qytetin, ndërsa situata u normalizua pak disa orë më vonë.         d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›