Fryhen lumenjtë, autoritetet marrin masa për përballimin e situatës
Koha e keqe dhe me shi ka sjellë probleme në Qarkun e Fierit. Rrugët kombëtare janë bllokuar dhe policia e qarkullimit rrugor ka devijuar qarkullimin e automjeteve drejt rrugëve të fshatrave. E gjithë fusha e Myzeqesë është përmbytur, si shkak i mungesës së kanaleve vaditëse dhe ujëmbledhëse. Në bulevardet kryesore të qyteteve të qarkut, lartësia e ujit ka kaluar të 35 cm. Me gjithë ndërhyrjen e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, situata e rrugëve të qytetit të Fierit paraqitet e vështirë. Gjithçka është paralizuar.
Sipas shefit të qarkullimit rrugor për Fierin, Pëllumb Këçuku, konfirmohet se qysh në orën 08.00 të mëngjesit të së mërkurës autostrada Lushnjë-Fier dhe rruga kombëtare Fier-Ballsh është bllokuar, pasi uji ka zaptuar këto akse kombëtare. "Kemi vendosur postblloqe policore që kanë detyruar të gjitha automjetet të mos kalojnë në autostradën Lushnjë-Fier, e cila është e gjitha nën ujë, por të ndjekin rrugën e vjetër. Gjithashtu vendosëm që mjetet për në aksin kombëtar Fier-Ballsh të përdorin rrugët dytësore, siç është ajo e Krapsit dhe e Ofiçinës së Vjetër dhe të devijojnë përshkimin e rrugëve aktuale. Këto akse dhe shumë rrugë të tjera janë totalisht të bllokuara nga uji dhe ne si polici e qarkullimit do të lejojmë që mjetet të kalojnë në to, pasi të jetë përmirësuar koha dhe niveli i ujit në asfalt të bjerë", tha shefi i qarkullimit për gazetën "Shqip".
Ndërkohë që edhe brenda tri qyteteve Fier, Lushnjë e Ballsh uji ka bllokuar qarkullimin, si dhe lëvizjen e kalimtarëve.
Fusha e Myzeqesë, që nga Lushnja deri në afërsi të Vlorës, e ka pasur pothuajse të gjithë sipërfaqen e saj të përmbytur. Mospastrimi i kanaleve kulluese, moshapja e kanaleve të vaditjes, si dhe bllokimi i shumë kanaleve të dikurshme ka bërë që tokat bujqësore në Myzeqe të përmbyten.
Prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, i cili ka mbledhur dje me urgjencë shtabin e emergjencave civile, tha se "ndërtimet pa kriter dhe mosvënia në funksion e kolektorëve ka sjellë probleme me përmbytjet në Fier". Shtabi i emergjencave civile ka bërë situacionin e të gjitha komunave dhe bashkive në rang qarku dhe burimet zyrtare të tij tregojnë për gazetën se nëse reshjet vazhdojnë, ka rrezik të dalin nga shtrati lumenjtë, niveli i të cilëve është rritur ndjeshëm deri dje në mbrëmje. Qarku i Fierit përshkohet nga lumenjtë Vjosa, Osum, Shkumbin e Gjanicë. Deri dje në mbrëmje, lumi Gjanica ka shkaktuar probleme të mëdha, duke përmbytur dhjetëra shtëpi e lokale përgjatë rrjedhës së tij nëpër qytetin e Fierit. Ndërkohë mësohet se niveli i lumit Vjosa është rritur gjatë ditës së djeshme me 50 cm, ndërsa niveli i Semanit me 1 metër. Autoritetet druajnë se dalja nga shtretërit e këtyre dy lumenjve mund të ketë pasoja të pallogaritshme. Për këtë arsye janë vënë në gatishmëri për përballimin e situatës edhe policia e rendit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe një pjesë e ushtrisë.