Marrëveshje me gjermanët për shfrytëzimin e naftës vendase
Lista e kompanive të huaja që shfrytëzojnë puset e naftës në vend është shtuar me një tjetër, falë marrëveshjes së firmosur dje në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Deri tani janë firmosur 7 marrëveshje hidrokarbure, ndërsa me kalimin e kohës po rritet prodhimi i karburanteve nga ana e kompanive të huaja, ndërsa ato vendase, në pronësi të "Albpetrol" po shikojnë rënie. Shoqëria "Albpetrol" dhe IEC Visoka INC kanë firmosur dje një marrëveshje hidrokarbure për shfrytëzimin e puseve të naftës në zonën e Visokës, 13 km larg Fierit. Aktualisht, prodhimi mesatar ditor në këtë vendburim arrin në rreth 40 tonë, duke u konsideruar kështu një vendburim modest. Në këto kushte, "Albpetrol" hyri në marrëveshje me shoqërinë IEC Visoka INC nëpërmjet "Licencë marrëveshjes" përkatëse. Në fazën e parë të zhvillimit që zgjat 18 muaj, janë programuar të realizohen investime minimale prej 600 mijë USD në drejtim të teknologjisë.
Pas përfundimit të fazës së parë dhe në varësi të rezultateve që do të arrihen do të kalohen në fazën e zhvillimit dhe prodhimit gjatë së cilës do të realizohen investime të konsiderueshme për shtrirjen e metodës në të gjithë vendburimin. Kjo fazë do të zgjasë 25 vjet me të drejtë shtyrje edhe për 5 vjet të tjera.