E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, shumë të prekur nga hipertensioni dhe diabeti

14/04/2009  Nga 100 të vizituar, 30 prej tyre diagnostikohen më këto sëmundje

Në lagjet “Muzakaj” dhe “ 30-Vjetori”, 150 të sëmurë të regjistruar

BERAT- Dy qendra shëndetësore në qytetin e Beratit kanë mbajtur dyert të hapura një ditë më parë dhe kanë ofruar vizita dhe analiza falas për gjithë qytetarët në ditën kushtuar hipertensionit dhe diabetit. Në mbështetjen e Shoqatës së Diabetikëve, shoqatës gjermane për shëndetin “Berlin- Chemie Menarini” dhe qendrat shëndetësore të mjekut të familjes është organizuar “Dita e Hipertensionit dhe e Diabetit në Qytetin Tënd”, ku një sërë aktivitetesh janë organizuar me qëllimin e vetëm ndërgjegjësim e qytetarëve rreth rrezikut të dy sëmundjeve ku sipas shifrave pacientët e prekur prej tyre kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Që në orët e para të mëngjesit në të gjitha rrugët e qytetit janë shpërndarë fletëpalosje me informacione rreth sëmundjeve të hipertensionit dhe diabetit. Ndërsa një grup vullnetarësh kanë ofruar për qytetarët shërbimin e peshës trupore, matjes së gjatësisë ku qindra qytetarë kanë shfaqur interes për të ditur peshën e tyre trupore, gjatësinë. Po gjatë kësaj dite dy qendra shëndetësore të mjekut të familjes ajo në lagjen “Muzakaj” dhe “30 Vjetori” kanë ofruar për gjatë gjithë ditës shërbimin e matjes së tensionit dhe kryerjes së analizës së diabetit falas për qytetarët. Sipas organizatores së këtij projekti mjekes Arjana Lapardhaja, vetëm në këtë lagje janë të evidentuar 150 pacientë që vuajnë nga hipertensioni dhe diabeti. Ndërsa nga 100 vizitat e bëra nga qytetarë që nuk rezultonin pacientë të rregullt 30 prej tyre kanë shfaqur probleme me luhatjen e tensionit dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Shumë prej tyre më pas janë interesuar për të ndjekur më pas vizitat e mëtejshme apo ndonjë kurë e dietë ushqimore për të mos rënduar më tej gjendjen e tyre shëndetësore. Qendrat shëndetësore të mjekut të familjes në këto lagje kanë qëndruar të hapura deri në orët e para të mbrëmjes në këtë qytet që këtë vit u zgjodh qytet pilot për organizimin e aktiviteteve për ditën kushtuar sëmundjes së hipertensionit dhe diabetit. Ndërkohë këto dy sëmundje janë etiketuar si mjaft problematike në Shqipëri pasi numri i pacientëve të diagnostikuar me diabet apo që vuajnë nga hipertensioni ka ardhur në rritje. Ndërkohë për të gjithë pacientët së pari këshillohet një dietë e pasur ushqimore me vitamina dhe proteinave larg yndyrës dhe sheqerit.

Të diagnostikuarit

Nga 100 vizitat e bëra nga qytetarë që nuk rezultonin pacientë të rregullt 30 prej tyre kanë shfaqur probleme me luhatjen e tensionit dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Shumë prej tyre më pas janë interesuar për të ndjekur më pas vizitat e mëtejshme apo ndonjë kurë e dietë ushqimore për të mos rënduar më tej gjendjen e tyre shëndetësore. Qendrat shëndetësore të mjekut të familjes në këto lagje kanë qëndruar të hapura deri në orët e para të mbrëmjes. Berati këtë vit u zgjodh qytet pilot për organizimin e aktiviteteve për ditën kushtuar sëmundjes së hipertensionit dhe diabetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›