Punimet në rrjet, Tirana 6 orë pa energji
14/04/2009 Ndërhyrja
Një pjesë e kryeqytetit ka qenë më shumë se gjashtë orë pa drita dje. Shkak janë bërë punimet në rrjet, të njoftuara paraprakisht nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Ka qenë pjesa lindore e kryeqytetit kryesisht që prej orës 9 deri rreth orës 15:00 të drekës nuk janë furnizuar me energji. Më konkretisht bëhet fjalë për Rrugën e Elbasanit, “Kodrën e Priftit”, Rrugën Bardhyl dhe zonën e “Ali Demit”, ku energjia ka munguar për shkak të ndërhyrjeve në rrjet. Punimet ishin të nevojshme, sipas burimeve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për të lidhur nënstacionin e ish-Uzinës së Traktorëve me nënstacionin 220 kilovolt të Tiranës. Lidhja, sipas specialistëve, është bërë nëpërmjet një linje 110 kilovolt. Kjo ndërhyrje ishte e programuar më parë si investim i operatorit. Pak ditë më parë ky nënstacion pranë ish-Uzinës së Traktorëve u dëmtua rëndë si pasojë e rënies së një zjarri. Nga ky zjarr, një pjesë e mirë e kryeqytetit ngeli pa energji për rreth 20 orë.