Kontrolli, pushohen 4 drejtorë
14/04/2009 DAR Elbasan, masa drastike arsimtarëve. U gjetën shkelje të mëdha në disa drejtime
Konstatohen dhe shkelje financiare. U jepen paralajmërime dhe 11 mësuesve
ELBASAN- Drejtoria Arsimore rajonale në Elbasan ka vendosur disa masa kundrejt shkollave që kanë konstatuar me probleme pas një kontrolli të zhvilluar nga inspektorët e kësaj drejtorie.
Shkeljet dhe masat
Nga raporti semestral konfirmohet se i jepet masa lirim nga detyra 4 drejtorëve të shkollave kryesisht për shkelje dhe parregullsi në dokumentacion, vërejte me paralajmërim për pushim nga puna për dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Kajan” për raste të përsëritura të thyerjes së disiplinës shkencore në punë, 3 mësuesve të shkollës 9-vjeçare Gjolenë për rezultate të dobëta dhe fiktivitet në vlerësim në klasat ku japin mësim. Ndërkohë vërejtje u është dhënë dhe tre drejtorëve, një zv/drejtori dhe 3 mësuesve. Po kështu masa vërejtje me këshillim është kërkuar për 8 mësues. Po në bazë të këtij relacioni diktohet se pothuajse në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të qytetit të Elbasanit janë shkelur dispozitat ligjore për mbledhjen e kontributeve nga nxënësit. Këto shkolla kanë mbledhur më shumë se 1 mijë lekë të reja, e cila është përcaktuar si shkelje e rëndë nga ana e drejtuesve, të cilët mbajnë edhe përgjegjësi për shkeljen e urdhrit të ministrit të Arsimit. Në disa nga institucionet shkollore nuk përdoren mandate arkëtimi për pagesat që bëhen për shpenzimet. Mangësi e probleme të tilla janë hasur në shkollën e mesme “Qemal Stafa” dhe në të gjithë kopshtet e qytetit. Një tjetër problem i konstatuar nga raporti semestral janë planet, ditarët dhe objektivat mësimore. Në rreth 40% objektivat e zgjedhur janë marrë nga literatura. Kryesisht ato janë për probleme të uljes së numrit të mungesave, rritjen e shprehive të leximit pa pasur parasysh specifikën e shkollës duke bërë një kopjim mekanik e krejtësisht formal. Ka shkolla kur uljen e numrit të mungesave nuk e krahasojnë me një vit më parë dhe ajo që është më e keqja, vijimësia renditet si një ndër pikat e forta. Nga shkollat e vlerësuara mirë për punën e institucioneve në zbatim të detyrimeve nëpërmjet udhëzimit të MASH-it për formatin e planit vjetor të shkollës mund të veçohen “Dhaskal Todri”, “Mahir Domi”, “Konstandin Kristoforidhi”, “Ali Agjahu”, Pedagogjike, “Bardhyl Popa”, “Jorgji Dilo”, “Qamil Guranjaku”, “Hjadaran”, Fushë-Buall, “Griqan” Kuqan e Mesme, “Mahmut Ali Cungu”, “Seferan”, “Paperr” etj. Ndërsa për punë më të dobët janë përmendur shkollat “Shtëpanjë”, “Ceruje”, “Kajan”, “Gjolene”, “Godolesh”, “Kusarth” dhe shkolla e mesme “Qemal Stafa”. Të gjitha këto të dhëna i konfirmon edhe drejtoresha e arsimit Mimoza Matraxhiu, e cila deklaron se masat e marra nuk janë për të frikësuar mësuesit, por për t’i vënë ato në pozita pune.
RELACIONI
Shkeljet më të rënda
Po në bazë të këtij relacioni diktohet se pothuajse në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të qytetit të Elbasanit janë shkelur dispozitat ligjore për mbledhjen e kontributeve nga nxënësit. Këto shkolla kanë mbledhur më shumë se 1 mijë lekë të reja, që është përcaktuar si shkelje e rëndë nga ana e drejtuesve, të cilët mbajnë edhe përgjegjësi për shkeljen e urdhrit të ministrit të Arsimit. Në disa nga institucionet shkollore nuk përdoren mandate arkëtimi për pagesat që bëhen për shpenzimet. Mangësi e probleme të tilla janë hasur në shkollën e mesme “Qemal Stafa” dhe në të gjithë kopshtet e qytetit. Një tjetër problem i konstatuar nga raporti semestral janë planet, ditarët dhe objektivat mësimore. Në rreth 40% objektivat e zgjedhur janë marrë nga literatura. Kryesisht ato janë për probleme të uljes së numrit të mungesave, rritjen e shprehive të leximit pa pasur parasysh specifikën e shkollës duke bërë një kopjim mekanik e krejtësisht formal. Ka shkolla kur uljen e numrit të mungesave nuk e krahasojnë me një vit më parë dhe ajo që është më e keqja, vijimësia renditet si një ndër pikat e forta.
MASAT
Lirohen nga detyra 4 drejtorë shkollash për shkelje dhe parregullsi në dokumentacion, vërejte me paralajmërim për pushim nga puna 2 mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Kajan” për raste të përsëritura të thyerjes së disiplinës shkencore në punë, 3 mësuesve të shkollës 9-vjeçare Gjolenë për rezultate të dobëta dhe fiktivitet. Vërejtje dhe tre drejtorëve, një zv/drejtori dhe 3 mësuesve.
SHKELJA
Në bazë të relacionit të hartuar nga Drejtoria rajonale e Arsimit diktohet se pothuajse në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të qytetit të Elbasanit janë shkelur dispozitat ligjore për mbledhjen e kontributeve nga nxënësit. Këto shkolla nuk kanë mbledhur më shumë se 1 mijë lekë të reja, e cila është përcaktuar si shkelje e rëndë dhe thyerje e urdhrit të MASH-it.
SHKOLLAT
Nga shkollat e vlerësuara mirë janë veçuar “Dhaskal Todri”, “Mahir Domi” “Konstandin Kristoforidhi”, “Ali Agjahu”, Pedagogjike, “Bardhyl Popa”, “Jorgji Dilo”, “Qamil Guranjaku”, “Hjadaran”, Fushë-Buall, “Griqan” Kuqan e Mesme, “Mahmut Ali Cungu”, “Seferan”, “Paperr” etj. Ndërsa më të dobët: shkollat “Shtëpanjë”, “Ceruje”, “Kajan”, “Gjolene”, “Godolesh”,
“Kusarth” dhe shkolla e mesme “Qemal Stafa”.