E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet rruga për në Theth, kthehen mbrapsht gjermanët

14/04/2009  SHKODER- Kreu i komunës së zonës së Thethit Gjon Harusha ka kërkuar ndërhyrjen e prefektit të qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, për zhbllokimin e rrugës së kësaj zone turistike. Sipas Harushës, rruga që të shpie në Theth është bllokuar nga rrëshqitjet e shumta të dherave ndaj duhet nxjerrë një fond dhe një urdhër për lirimin e menjëhershëm të kësaj rruge.

Rruga dhe turistët

Kryekomunari Harusha ka kërkuar ndërhyrje emergjente, pasi bllokimi i rrugës ka shkaktuar probleme jo vetëm për qarkullimin e banorëve, por edhe për lëvizjen e turistëve drejt kësaj zone turistike. Harusha bën të ditur se gjatë tre ditëve të fundit janë kthyer nga mbrapsht disa dhjetëra turistë gjermanë, pasi nuk kanë mundur të kalonin në rrugën e zënë nga dherat e krijuar nga shembjet anësore. Këta turistë gjermanë kishin prenotuar vendin e fjetjes disa muaj më parë, ndaj ishin nisur për të kaluar pushimet. Ardhja e shpejtë e këtyre turistëve ishte e lidhur me vizitën që një pjesë prej tyre kishin bërë dhe një vit më parë. Duke qenë se pika turistike e Thethit u kishte pëlqyer jashtë mase dhe e kishin vlerësuar si një perlë të virgjër që nuk ekzistonte në asnjë vend tjetër, atëherë e kishin zgjeruar grupin e tyre dhe me shtetas të tjerë gjermanë. Ndërkohë pas pak ditësh pritet të shkojnë në Theth dhe disa grupe të tjera kryesisht gjermanë dhe austriakë, pasi agjencitë turistike të Shkodrës kanë bërë punën e tyre të reklamimit të kësaj zone tek homologët e vendeve të huaja. Kryekomunari Harusha është në dijeni të këtij fakti ndaj ka kërkuar ndërhyrjen emergjente për hapjen e rrugës së Thethit. Kërkesa e tij ka si qëllim që jo vetëm t’u hapet rrugë turistëve që pritet të vijnë në ditët në vijim, por edhe të mos dështojë komplet sezoni turistik në këtë zonë.

BLLOKIMI

Sipas kryekomunarit të zonës, rruga që të shpie në Theth është bllokuar nga rrëshqitjet e shumta të dherave ndaj duhet nxjerrë një fond dhe një urdhër për lirimin e menjëhershëm të kësaj rruge.

TURISTËT

Gjatë tre ditëve të fundit janë kthyer nga mbrapsht disa dhjetëra turistë gjermanë, pasi nuk kanë mundur të kalonin rrugën. Ata e kishin prenotuar vendin e fjetjes disa muaj më parë, por u dështoi plani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›