Era e fortë shkakton defekte elektrike
14/04/2009 Moti i keq
KORÇE- Në qarkun e Korçës gjatë 24 orëve të fundit kanë mbizotëruar erërat e forta dhe moti i ftohtë, mbasi temperatura zbritën plus 4 gradë celsius. Pështjellimet e erës krijuan defekte të shumta në sistemin elektrik veçanërisht në zonat malore dhe ato që rrihen më tepër nga erërat e forta që frynin nga juglindja. Shpejtësi e tyre arriti rreth 40 kilometra në orë. Numri i defekteve në shkallë qarku arriti në 140 raste. Këtë fakt e kanë pohuar edhe drejtuesit e OSSH-së në këtë qark, të cilët kanë bërë të ditur se brigadat e gatishmërisë kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve dhe shpesh kanë qenë të detyruar që t’ iu rikthehen dy dhe tre herë të njëjtëve defekte mbasi ato përsëriteshin. Shërbimi i pandërprerë në qendër të OSSH-së ka mundësuar që të mësoheshin në kohë gjithë defektet dhe mandej të organizohej puna për rregullimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Defektet në të shumtën e rasteve kanë qenë rënie të automatëve dhe shkarkime elektrike për shkak të bashkimit të telave.