E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, vdesin gjatë lindjes nëna e foshnja

BERAT- Një nënë e re 32-vjecare nuk ka mundur të nxjerrë në jetë foshnjen e saj , ndërkohë që kjo lindje i ka marrë jetën edhe asaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Beratit.

Mjekët e maternitetit ku 32-vjecarja M.B po kryente lindjen nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për arsyet e vdekjes së nënës dhe të foshnjes së saj.

Ndërkohë që mësohet se viktima M.B ka lënë pas një fëmijë në moshën 4-vjecare.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›