E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, mbyllen disa dosje për krimet e vitit ‘97

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Gjirokastër ka mbyllur një sërë dosjesh të mbyllura që kanë lidhje me ngjarje të ndodhura në vitet ‘97-‘98.

Sipas burimeve nga prokuroria, ka përfunduar hetimi për 5 dosje të kategorisë së ngjarjeve të rënda, ndërmjet të cilave, dy dosje kanë të bëjnë me ngjarjet e ndodhura në vitin 1997, njëra në vitin ‘99 dhe për dy vrasje të ndodhura vitet e fundit.

Ndërkaq, po vazhdojnë hetimet në lidhje me pallatin e shembur, ngjarje në të cilën humbën jetën tre persona. Në lidhje me këtë u arrestuan disa persona, mes të cilëve pronarë e punonjës të firmës, por edhe punonjës në bashki.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›