Berat, zjarret rrezikojnë tri lagjet muzeale
BERAT - Mungesa e hidrantëve të ujit rrezikon nga zjarret tre lagje muzeale në Berat.
Për nga vetë konturi i ndërtimeve, me rrugica të ngushta e shtëpitë të ngjitura, zjarrfikëset e kanë të pamundur të futen në brendësi të këtyre lagjeve. Vite më parë, ishin marrë masa duke vënë në lagjet më problematike 160 hidrantë uji. Por gjatë viteve të tranzicionit ato u vodhën, pasi materiali prej gize u përdor për t'u shitur. Problematika është pranuar edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Beratit, Stavri Ceca. "Ne si bashki kemi bërë vazhdimisht kërkesë për t'u furnizuar me këto pajisje kundra zjarrit, por ende nuk na kanë ardhur nga ministria përkatëse", tha Ceca. Ai shtoi më pas se, këto lagje janë rrezikuar disa herë nga zjarret verën e vitit të kaluar, ku dhe janë shkaktuar dëme të mëdha. Madje, nga zjarret janë shkrumbuar edhe godina 300-vjeçare, që ruheshin si ndërtesa muzeale të rralla. Lagjet muzeale që rrezikohen më shumë janë "Mangalem", "Goricë" dhe "Kala". d.xh