E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ankesa për provimin e Maturës

ELBASAN - Pas përfundimit, të cilësuar të suksesshëm nga Drejtoria Arsimore Elbasan të provimeve të maturës shtetërore, 15 prindër ankohen për tolerimet e bëra nga administratorët. 

Me anë të një e-maili dërguar ministrit të Arsimit, Genc Pollo si dhe dy zv.ministrave të kësaj ministrie ata denoncojnë shkeljen e rregullores nga ana e administratorëve nga Gramshi që kanë mbikëqyrur provimin e letërsisë dhe të matematikës në shkollën e mesme "Dhaskal Todri". Prindërit kanë pohuar se fëmijët e tyre janë vlerësuar ashtu siç duhet, por nga ana tjetër ata kërkojnë ndëshkimin e administratorëve, pasi sipas tyre kanë lejuar që nxënësit e dobët të kopjojnë dhe të marrin nota të larta. Ndërsa sipas drejtorit të arsimit në Elbasan, Kujtim Mema gjatë procesit të provimit gjithçka ka qenë e rregullt dhe pa asnjë problem.                                                                              a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›