E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, furtuna shkakton dëme në qytet

MIRDITE - Një stuhi që ka zgjatur për pak minuta, ka përmbytur qytetin e Rrëshenit, ndërsa në fshatrat rreth tij ka pasur dëme serioze në të mbjella. 

Në fillim ka pasur shkarkesë elektrike e më pas është shfaqur një erë e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm. Megjithëse ka zgjatur pak minuta, era dhe shiu shkaktuan kaos në gjithë qytetin. Era theu xhama e vetrata, ndërsa vazot nëpër ballkone rrezikuan banorët që nxitonin të futeshin brenda. Gjithashtu, janë dëmtuar disa makina, ndërsa në fshat janë dëmtuar shumë të mbjella, kryesisht ato që trajtohen me sera. Dëmtim të madh ka pësuar edhe sistemi energjetik në disa prej linjave të saj, ç'ka u ka kushtuar brigadave disa orë pune për të rikthyer normalitetin. Gjin Prendi, pronar i një lokali tha se, "për vite të tëra kam shërbyer në zona me klimë mjaft të ashpër, por kurrë nuk kam parë një stuhi të tillë. Isha dëshmitar kur u thyen dy vetrata xhami", tha ai.           r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›