“Paketohen” helmet e Bajzës, nis faza e dytë e projektit
Nis ambalazhimi i 250 tonë kimikate që ndodhen në stacionin hekurudhor të Bajzës.
SHKODER / RITVAN DIBRA
Pas 16 vitesh pritet më në fund, zhdukja e helmeve nga Malësia e Madhe, ku kanë shkaktuar probleme për shëndetin e banorëve dhe kanë rrezikuar faunën.
Një shumë prej 2.1 milionë dollarë nga PNUD-i dhe qeveria holandeze dhe dy vite punë do të shërbejnë për largimin e 250 tonë kimikatesh nga stacioni ndërkombëtar hekurudhor. Bashkëfinancues në një projekt të tillë do të jetë edhe qeveria shqiptare me një shumë prej 900 mijë dollarësh. Prezenca e këtyre kimikateve pohohet të jetë një nga problemet më të mëdha të kësaj zone, pasi nga ndotja e madhe e ambientit është shënuar jo vetëm një ngordhje masive e peshqve në Liqenin e Shkodrës dhe të pjesës së këtij liqeni që i përket Malësisë së Madhe, por edhe shtimi i pacientëve me sëmundje kancerogjene. Situata alarmante ka nxitur drejtuesit lokalë, që të kërkojnë heqjen e këtyre lëndëve të rrezikshme për jetën e banorëve. Projekti është prezantuar pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës nga shoqata mjedisore, ku dhe është konkretizuar premtimi për financimin nga ana e qeverisë holandeze. Viti 2010 do të shënojë pastrimin e zonës së Bajzës nga lëndët kimike tepër të rrezikshme. Drejtues të Komunës së Kastratit (ku përfshihet Bajza), pohojnë se rreth 480 tonë kimikate të rrezikshme u sollën në këtë zonë nga Gjermania, nëpërmjet kompanisë "Schmidt-Cretan", në vitin 1992. Sipas specialistëve, sasia e ardhur përmbante lëndë të rrezikshme si: "Toxaphene" dhe "Phenyl Mercury Acetate", të cilat janë ndaluar në vendet e BE-së që nga viti 1983. Që prej asaj kohe, Bajza vazhdon të vuajë pasojat e kësaj ndotjeje. Kryekomunari i Kastratit, Gjovalin Vneshti pohon faktin se, deri para disa kohësh këto lëndë kancerogjene kanë qenë të vendosura në disa magazina të shkatërruara (pa dyer e dritare), thuajse në vend të hapur, duke rrezikuar kryesisht fëmijët që shkonin e luanin aty. Pas alarmit të dhënë nga krerët e qeverisjes vendore, u larguan një pjesë e këtyre lëndëve dhe aktualisht në Bajzë ndodhen 250 tonë. Gjithashtu, u morën masa për rregullimin e magazinave, si dhe u vendosen roje pranë këtyre objekteve. Prof.dr. Lirim Selfo, menaxher i projektit për pikat e nxehta mjedisore, thotë se projekti për heqjen e kimikateve të rrezikshme nga Bajza ka filluar në shtator 2007, si dhe do të përfundojë më mars 2010.