Berat, zjarrfikësit stërvitje në rang Qarku për çdo situatë
26/11/2004 BERAT
INTERVISTE/ Flet drejtori i PMNZH-së, Xhanari: Këtë vit shpëtuam 37 jetë
Kanë qenë 7 automjete të sektorit të policisë së zjarrfikëses, 1 ambulancë dhe 35 efektiva blu të këtij sektori, të cilët dje kanë demonstruar në një stërvitje, detyrat që këta efektiva duhet të kryejnë në rastet emergjente kur në banesa, ndërmarrje private dhe shtetërore ka rënë zjarr, përmbytje apo tërmet. Në demonstrimin që kanë kryer 35 efektivat të sketorit të PMNZSH-së, për të tre rastet e rënies së zjarrit, evakuimit të njerëzve në nevojë etj.
Gjatë stërvitjes, që është zhvilluar në hyrje të Beratit, në ambientet e brendshme të ish-kombinatit tekstile, kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, drejtori i Përgjithshëm i zjarrfikëseve, Alfred Kristuli, drejtorët e zjarrfikëseve të prefekturave të 12 qyteteve etj. Kjo stërvitje, e cila ka qenë për herë të parë në rang prefekture, duke u përfshirë sektorët e zjarrfikëses të rrethit Kuçovë, Skrapar, Berat. Ideja e kësaj stërvitjeje, sipas drejtorit të PMNZSH-së së Beratit, Ilir Xhanari, ka qenë realizimi me sukses të veprimeve operacionale të skuadrave të zjarrfikëses për ndërhyrjet për shpëtim në raste të rënies së zjarreve në objekte të ndryshme dhe ndërhyrjes për shpëtim. Qëllimi, sipas Xhanarit, ka qenë evidentimi i aftësive individuale dhe ato në grup në veprimet operacionale gjatë fikjes së zjarreve në objekte të ndryshme dhe ndërhyrjes për shpëtim. Për gati 3 orë stërvitja e zhvilluar, e ndarë në 4 pjesë, ku në fillim është bërë stërvitja për fikjen e zjarrit të rënë në një banesë, në pjesën e dytë efektivat me shkathtësi sikur të ishin në një operacion të vërtetë kanë demonstruar veprime për fikjen e zjarrit të rënë në një banesë shumëkatëshe dhe veprimet e ndërhyrjes për shpëtim, ndërsa kanë vazhduar me demonstrimin e fikjes së zjarreve në lëndë djegëse si dhe fikjen e zjarrit në ndërtesë, ku përdoren materiale të rrezkishme teknologjike, që përbëjnë rrezik për jetën dhe ambientin dhe marrja e materialeve nga efektivi i këtij sektori për të ndihmuar organet e hetimit për çdo rast.
Në lidhje me punën e bërë nga sektori i zjarrfikëses për këtë vit, drejtori i PMNZSH-së së Beratit, Ilir Xhanari, në një intervistë bëri të ditur.
Sa raste zjarri ka patur gjatë këtij viti dhe në sa raste ka ndërhyrë sektori juaj?
Gjatë 11 muajve, ka patur 129 raste të rënies së zjarreve, nga të cilët 64 raste kanë qenë në banesa, 38 në lokale dhe ndërmarrje private, ndërsa 8 raste të rënies së zjarreve kanë qenë në institucione shtetërore. Por sektori i zjarrfikëses ka punuar me përkushtim edhe për eliminimin e zjarreve të rëna në 19 raste në pyje dhe kullota, ku, falë një punë të bërë në kohë, janë djegur një numër i pakët pemësh dhe ullishtesh.
Gjatë këtyre aksioneve, a ka patur nivel të kënaqshëm puna juaj, keni arritur të shpëtoni viktimat që kanë kërkuar ndihmën tuaj?
Gjatë aksioneve të ndërmarra në rastet e rënies së zjarreve, policia e sektorit të zjarrfikëses kanë arritur të shpëtojnë dhe nxjerrin nga banesat e izoluara nga zjarri 37 persona, kryesisht pleq dhe fëmijë. Këta viktima kanë qenë të bllokuar në banesat e mbyllura nga dyer të blinduara dhe duke u djegur nga zjarri. Ndërsa efektivat e policisë me një punë për t’u lavdëruar kanë arritur të shpëtojnë nga vdekja e sigurt nëse nuk do të ndërhynim 27 persona, mes të cilëve 13 fëmijë, 8 pleq dhe 6 të rritur.
Kush kanë qenë rastet më të vështira ku dhe policia ka rrezikuar?
Rastet ku policia e zjarrfikëses ka punuar me përkushtim dhe ka rrezikuar vërtet, dhe ka arritur qëllimin duke shpëtuar një familje, ka qenë aksioni për shpëtimin e 6 anëtarëve të familjes Boduri, në lagjen “30 Vjetori”, ku u rrezikuan të digjeshin nga zjarri 3 fëmijë, dy bashkëshortët dhe një e moshuar 80 vjeçe, si pasojë e shëprthimit të bombulës së gazit. Ndërsa ka punuar me përkushtim dhe në fund ka arritur t’u shpëtoj jetën gjatë një aksioni të rënies së zjarrit në shtëpinë e dy pleqëve në fshatin Lapardha. Rastet e rënies së zjarrit kanë qenë të ndryshme, duke filluar që nga pakujdesia e të rriturve, rastet nga fëmijët, bombulat e gazit ( të vjetra dhe të dala jashtë përdorimit), barinjtë, luhatjet e tensionit elektrik, fenomenet natyrore etj., por policia e zjarrfikëses ka arritur të jap maksimumin duke shpëtuar jetën e banorëve, që janë rrezikuar të digjen nga zjarri.
Gjatë vitit 2004
129 zjarre
janë shënuar brenda 11 muajve
64 banesa
38 lokale
8 institucione
19 zjarre në pyje
37 njerëz
u është shpëtuar jeta nga reparti i zjarrfikësve