Vdes në Greqi emigranti korçar
26/11/2004 E zë karroceria e makinës
KORÇË - Një 23-vjeçar nga Korça, ka vdekur pas një aksidentit në punë, që ai ka pësuar dy ditë më parë, në Kozanë të Greqisë. Familjarët e viktimës tregojnë se ditën e aksidentit, Bledi Mali si çdo ditë kishte shkuar në punën e tij të zakonshme, ku së bashku me një emigrant nga Greqia, me një kamion të tonazhit të rëndë, grumbullonin mbeturinat në qytet. Atë ditë, pasi kishin shkarkuar të gjithë mbeturinat, karroceria e makinës kishte ngelur e bllokuar në pozicionin lartë, edhe pse nga kabina, drejtuesi i kamionit i jepte komandat, që ajo të vinte përsëri në pozicionin e saj normal. Në këto rrethana, pas përpjekjesh për të normalizuar situatën, Bledi futet poshte karrocerisë dhe pas disa momentesh, karroceria e makinës është ulur menjëherë, duke e zënë poshtë për vdekje emigrantin shqiptar.
Pas këtij aksidenti, shoku i punës, ka lajmëruar policinë. Megjithë përpjekjet për ta dërguar të aksidentuarin në spital, ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Dje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, babai i tij Bardhyli, nëna Pranvera dhe motra Liza, pritën trupin e pajetë të djalit të tyre.