E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati, PS kërkon mandatin e pestë

 

Ndryshe nga qarku i Fierit, në qarkun e Beratit ka paraqitur ankesë deri tani vetëm Partia Socialiste. Forca më e madhe politike e së majtës pretendon rinumërimin e votave të pavlefshme në këtë qark, nga i cili dalin 8 deputetë. Kjo për shkak se diferenca e mandatit të pestë të PS-së me mandatin e tretë të PD-së është jo më shumë se 300 vota. Ndërkohë PS-ja ka theksuar se në këtë qark janë rreth 3200 vota të pavlefshme, të cilat mund të prodhojnë një mandat për këtë parti. Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e PS-së dhe kjo forcë do të fitojë mandatin në qarkun e Beratit, kjo do të reflektohet direkt edhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Nga zgjedhjet e 28 qershorit rezulton se Partia Socialiste ka fituar katër mandate parlamentare, Partia Demokratike tre mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat parlamentar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›