E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në 4 qendra private

 

KQZ-ja miratoi dje vendet e qendrave të votimit ku do të zhvillohen zgjedhjet në komunën e Ballagatit, në Lushnjë, të cilat do të mbahen në 2 gusht. Në këto zgjedhje katër prej qendrave të votimit, nga tetë që janë gjithsej, do të jenë në ambiente private. Në relacionin që i bashkëngjitet projekt-aktit, theksohet se votimi në katër ambiente private bëhet për shkak se në këto ambiente është votuar edhe në zgjedhjet e 28 qershorit. Pasi u hodh në votim, të shtatë anëtarët e KQZ-së votuan pro mbajtjes së procesit në këto qendra. Në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007 në këtë komunë ka fituar kandidati i pavarur, Fatos Sharka, ndërsa në vend të dytë ka dalë kandidati i PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›