E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati, Pollo premton investime

Zv/kryeministri Genc Pollo ka vijuar turin e tij paraelektoral në Qarkun e Beratit, duke premtuar investime në rrugë dhe shkolla për mandatin e ardhshëm të Partisë Demokratike. Numri dy i qeverisë ka thumbuar socialistët, duke kërkuar votat për partinë që sipas tij solli ndryshimin në Shqipëri pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Zv/kryeministri, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e reformave për një Shqipëri që po ndryshon, tha se "më 28 qershor do të jetë një ditë e madhe, sepse shqiptarët do të vazhdojnë në rrugën e integrimit evropian". Në fjalën e tij, Pollo tha se investimet e kryera në Shqipëri këto katër vjet, janë shifra të paimagjinueshme, ku vetëm shtesat në pensione dhe rroga arrijnë në 13 miliardë lekë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›