E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger parashikon treg të qetë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk pret që klubi të bëjë ndryshime të mëdha në grupin e futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas sigurimit të shërbimeve të sulmuesit Lukas Podolski, spekulohej se gjiganti londinez mund të sjell edhe disa përforcime tjera për sezonin e ri. Por, Wenger nuk mendon se ka nevojë të bëjë shpenzime të mëdha.

“Kemi blerë Podolskin dhe duam të ruajmë grupin aktual të futbollistëve. Kjo nënkupton se Jack Wilshere dhe Abou Diaby do të kthehen nga lëndimet dhe me ta kemi skuadër të mjaftueshme. Do të intervenojmë pak, ndoshta me një ose dy futbollistë”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›