Gattuso dhe Inzaghi largohen nga Milani

Pas mbrojtësit Alessandro Nesta, edhe mesfushori Gennaro Gattuso dhe sulmuesi Filippo Inzaghi kanë njoftuar se do të largohen nga Milani në fund të këtij sezoni.
Gattuso, i cili erdhi në San Siro më 1999 nga Salernitana ka bërë të ditur se do të braktis Rossonerët pas ndeshjes kundër Novaras të dielën, në xhiron e fundit në Serie A.
Njësoj, edhe Inzaghi i cili iu bashkua Milanit më 1997 nga Juventus do të largohet nga klubi. Të dy këta, njësoj sikurse Nesta, do të jenë futbollistë të lirë pas skadimit të kontratave me gjigantin milanez.