Ronaldo do të thyejë rekorde tjera

Legjenda portugeze Luis Figo beson se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të thyen rekorde në sezonet e ardhshme.
Ronaldo ka realizuar 45 gola në 37 ndeshje në La Liga dhe do të jetë futbollisti i parë në histori të garës që ka arritur të shënojë kundër çdo skuadre brenda një sezoni, nëse realizon kundër Real Mallorcas të dielën.
Kurse, Figo pret edhe më tepër nga 27 vjeçari. “Ai gjithmonë luan në nivel të lartë dhe duke llogaritur kualitetin e tij, besoj se do të vazhdojë të thyen rekorde”, deklaroi Figo për EFE.