E Shtunë, 31 Tetor 2026

Smalling mungon në Euro 2012

Mbrojtësi anglez i Manchester Unitedit, Chris Smalling do të mungojë në Euro 2012 për shkak të një lëndimi në ijë.

Menaxheri Sir Alex Ferguson ka konfirmuar lajmin pas dëmtimit të Smallingut javën e kaluar në fitoren ndaj Swanseas në Old Trafford. “Chris ka pësuar një lëndim të keq. Është lëndim i një muskuli në ijë dhe ai do të mungojë në Evropian”, deklaroi Ferguson.

Megjithatë, strategu skocez konfirmoi se Danny Welbeck do të jetë në dispozicion të Anglisë për garën në Poloni dhe Ukrainë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›