Raul shpëton klubin e fëmijërisë

Presidenti i San Cristobal de los Angeles, Pedro Albares Iniesta, ka bërë të ditur se klubi ka shpëtuar nga shuarje pas një donacioni prej 4 mijë eurosh nga një prej futbollistëve më të famshëm të tij, Raul.
Sulmuesi legjendar kaloi tri vite në skuadrën lokale para transferimit në akademinë e Atletico Madridit më 1990 e më pas në Real Madrid. San Cristobal de los Angeles është në krizë financiare por ka shpëtuar falë ndihmës nga Raul.
“Jam informuar se paratë janë dërguar dhe gjithçka është rregulluar. Raul ka rëndësi të madhe për të gjithë ne. I kërkoj të vijë këtu në mënyrë që ta përqafojmë shumë”, deklaroi Iniesta për AS.