E Diel, 1 Nëntor 2026

Stevanoviç mund t’ia shohë sherrin Kosovës

Selektori i Ganës, serbi Goran Stevanoviç mund t’ia shohë sherrin Kosovës. Në fakt, Serbia dhe Gana i kanë prishur raportet pasi kjo e fundit e ka njohur Kosovën.

Serbia ka vendosur ta mbyllë ambasadën e vet në kryeqytetin ganez, derisa Beogradi e ka përzënë ambasadorin e Ganës në Serbi, Samuel Valis-Akyianu.

Pas gjithë kësaj, tifozët e futbollit në Ganë kanë bërë thirrje për shkarkimin e Goran Stevanovicit, pas asaj që kritikët e kanë quajtur shfaqje e varfër në Kupën e Afrikës dhe më pas pretendimet për magjinë se gjoja ishte ndaj pjesëtarëve të skuadrës së Ganës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse marrëdhëniet e rënduara diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Ganës do të ndikojnë në punën e trajnerit serb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›