E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha - AMANO: Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë i suksesshëm

TIRANË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ofrohet e gatshme për të thelluar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe ndihmën konkrete në fushën e shëndetësisë. Mesazhi i është përcjellë kryeministrit Berisha nga Drejtori i Përgjithshëm Yukiya Amano, në takimin e zhvilluar në selinë e qeverisë.

Ai tha se Shqipëria është një ndër vendet flamur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në thithjen dhe implementimin e projekteve, prandaj do të promovohet nga kjo Agjenci për të shfrytëzuar një fond të ri të UN për përdorimin e medikamenteve nukleare dhe trajtimin me substanca të tilla.

Ai theksoi se duke e konsideruar kancerin si një problem global, diagnoza e hershme dhe trajtimi adekuat i kancerit është një ndër prioritetet kryesore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në bashkëpunim dhe me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Gjatë takimit kryeministri Berisha preku dhe temën e Energjisë Nukleare.

“Shqipëria do të vazhdojë përgatitjen për të mundësuar në potencë përdorimin e kësaj energjie, duke vazhduar hapat procedurale të nevojshme dhe duke nënshkruar të gjitha marrëveshjet me Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të domosdoshme për këtë qëllim”.- tha Berisha,

Duke u shprehur se fatkeqësia që goditi Japoninë me tërmetin dhe cunamin bëri që bota të nxjerrë përsëri mësime në lidhje me sigurinë e centraleve bërthamorë.

Më herët drejtori i agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u prit ne takime te vecanta dhe nga Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Shëndetësë, Petrit Vasili.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›