E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ministrat e mi s‘kanë monopole ndërtimi

Premtimi i radhës së Kryeministrit Berisha është që ta nxjerrë Shqipërinë nga balta. Kështu është prononcuar dje në Gramsh, kreu i qeverisë, duke akuzuar edhe një pjesë të ish-ministrave socialistë për monopole. "Administrata ime është jashtë konfliktit të interesit nga ministra me monopole në tregun e ushqimeve, në tregun e naftës në tregun e ndërtimeve, Agron Duka, Anastas Angjeli, Spartak Poçi dhe të tjerë. Le të dalë tani një qytetar i Gramshit dhe i gjithë Shqipërisë, i majtë, i djathtë apo pa parti dhe le të thotë se cili ministër ka monopol", tha Berisha. Sipas tij, kjo do të thotë se qeveritarët, zyrtarët të mos mund të përdorin më pushtetin e tyre dhe të kompanive të tyre për të vjedhur paratë tuaja. "Do i fus në burg dhe do u vendos hekurat atyre që u kërkojnë ryshfete", u shpreh dje Berisha në vijim të turit dhe premtimeve të tij nëpër rrethe.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›