Topalli fton Topin për bashkëpunim
Pas zyrtarizmit të "luftës" së hapur mes dy femrave më të pushtetshme të vendit, kryeprokurores Ina Rama dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, kjo e fundit është përpjekur të eliminojë përplasjet mes saj dhe kreut të shtetit. Kryetarja e Kuvendit përpiqet të shmangë "konfliktin" me Presidentin Bamir Topi, por nuk heq dorë nga kërkesa për informacion mbi pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë. "Ende nuk është vonë për konsensus", u shpreh Topalli, duke i shtrirë dorën Presidentit Topi për bashkëpunim dhe bashkërendim të punës për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Topalli mohon bllokimin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë që tashmë janë dekretuar nga Presidenti. Kushtetuta i lejon Kuvendit të hetojë mbi emrat që i propozohen për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që Parlamenti ende nuk ka dhënë pëlqimin për anëtarët që presin të pozicionohen në këtë gjykatë.
Veprimtaria e këtyre gjykatësve gjatë kohës së komunizmit është qëllimi që kryeparlamentarja ka kërkuar informacione shtesë për këta persona. "Unë si përfaqësuese e Kuvendit jam tërësisht e gatshme, tërësisht e hapur, në zbatim të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por edhe për faktin që jam besimtare e dialogut, e koordinimit, e bashkërendimit të punës midis institucioneve, për të gjetur konsensusin në këtë pikë", shprehet Topalli duke shtuar se nuk është kurrë vonë për bashkëpunim mes institucionit të Presidentit dhe atij të Parlamentit. Gjatë komunikimit me mediat, Topalli theksoi faktin se në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i hapur të bashkërendojë punën me institucionin e Presidencës për të gjetur konsensusin në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Kryetarja Topalli, duke argumentuar arsyet pse institucioni që ajo drejton është i vonuar në dekretimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë shpjegoi se "vendimi i Gjykatës Kushtetuese, datë 18.1.2005, në thelbin e tij kërkon të shmangë situata në të cilat një institucion mund të propozojë pa pyetur, apo institucioni tjetër të miratojë apo të rrëzojë pa pyetur. Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që institucioni i Kuvendit dhe ai i Presidencës, që janë institucionet kryesore të shtetit, siç e thekson vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të bashkërendojnë për të gjetur një konsensus në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë". Duke e konsideruar këtë veprim të Kuvendit si shumë të thjeshtë, Topalli u shpreh se "asnjëherë nuk është vonë për të bashkërenduar punët, për të koordinuar punët dhe për të gjetur konsensus. Aq më tepër kur ky është një detyrim i imponuar për t‘u zbatuar nga të gjitha institucionet. Unë, natyrisht, s‘kam ndërmend të mos e zbatoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese".