E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi: Ndoka dështoi turpshëm

Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, ka bërë me dije dje se

gjykata nuk ka marrë në shqyrtim dokumentacionin e Nard Ndokës për ta njohur atë si kryetar legjitim të PDK-së. Lufta brenda PDK-së vazhdon të bëhet akoma më shumë intensive, ndërkohë që pjesë e qeverisë vazhdojnë të jenë të dyja polet, të cilët e konsiderojnë veten kryetarë të Partisë Demokristiane. "Dokumentacioni i përgatitur nga Ndoka dhe servilët e tij nuk arriti dot as që të depozitohet në gjykatë, mbasi gjykata kur u njoh me dokumentet e paraqitura nga ana e Komisionit Kombëtar të Garancive Statuore të PDK-së e pa të arsyeshme të mos e marrë në shqyrtim dokumentacionin e Ndokës", u shpreh Gurakuqi gjatë konferencës për shtyp. "PDK deklaron se ky është një dështim me turp i ish-kryetarit Ndoka. PDK së shpejti do të bëjë publike të gjitha shkeljet e tij në administratën shtetërore qendrore dhe atë lokale të varura prej tij në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë", tha Gurakuqi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›