Berisha -opozitës:Të bashkëpunojmëpër integrimin

TIRANË- Kryeministri Berisha përshëndeti vendimet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare për ti hapur dritën jeshile Shqipërisë drejt liberalizimit të vizave, gjatë fjalës së tij në Kuvend. Sipas kreut të ekzekutivit, ku është një vendim historik, që bën realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve.
“Erdha të përshëndes edhe një herë nga kjo platformë e tempullit të demokracisë shqiptare vendimet historike të marra për Shqipërinë e shqiptarët ne harkun kohor të 10 ditëve. Këto vendime janë akte madhore, mes të cilave po shëndërrohet në realitet ëndrra e shqiptarëve. Deklarata dhe mbështetja unanime nga Komisioni Europian, përbëjnë një ndryshim epokal, në një hark kohor nga më të shkurtrit. U bë një vlerësim i ndershëm, miqësor objektiv i përpjekjeve të shqiptarëve, i vendosmërisë dhe vullnetit të tyre për të arritur në brigjet e familjes europiane
”, - u shpreh Berisha
Duke kërkuar nga deputetët e opozitës bashkëpunim për arritjen e standarteve që do të conin drejt liberalizimit të vizave, kryeministri Berisha ftoi deputetët e PS ti japin fund antiberishizmit dhe luftës me mullinjtë e erës.
“Rruga që kemi përpara nuk është e lehtë, kemi një univers standartesh, kriteresh për ti vendosur në këtë vend. Është në detyrën tonë më madhore të bashkëpunojmë në vendosjen e këtyre standarteve. Nuk ka asgjë më të papranusheme sesa të mos punohet bashkërisht në këtë drejtim. Besoj se gjithë këto muaj janë një periudhë në të cilën mund të nxjerrim konkluzione të drejta për të ecur përpara. Betaja me mullinjtë e erës nuk zhvillohen, jepini fund antiberishizmit, mos e vendosni si parim tuajin”, - deklaroi Berisha.
Ruçi: Duhet zgjidhur kriza
Duke ju përgjigjur deklaratës së kryeministrit Berisha në Kuvend, kreu i grupit socialist Gramoz Ruci nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së ngërcit politik, kur kanë kaluar 2 javë nga darka e Strasburgut.
“Mendova se kryeministri kishte një haber të mirë për zgjidhjen e krizës, por ai erdhi për të pershëndetur deklaratat e ndërkombëtarëve të cilën e ka bërë në konferenca shtypi” u shpreh Ruci ndërsa i bëri thirrje kryeministrit të zgjidhë krizën situatën politike në mënyrë që, sic tha ai, të mos vritet ëndrra e shqiptarëve.
“Plotësoni detyrat e shtëpisë që ju dikton Brukseli dhe zgjidhni situatën politike. Pa këto kushte ju jeni fajtor i vrasjes së kësaj ëndrre” vazhdoi më tej Ruci.
Greu i grupit socialist ju përgjigj ftesës së kryeministrit për bashkëpunim në të mirë të proceseve të integrimit duke theksuar se bashkëpunimi i opozitës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë as në të ardhmen.
(m.a/e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvend, Ahmetaj:Vendit i duhet një marrëveshje e madhe