E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tutor i dhjetë prostitutave në Itali, kapet në Tiraë



TIRANE - Një person i shumëkërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Milanos, me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, u arrestua mesditën e djeshme në shtëpinë e tij në Vorë të Tiranës. Policia njoftoi dje arrestimin e 38-vjeçarit Artur Doko, për të cilin edhe Gjykata shqiptare kishte njohur vendimin e dhënë në mungesë nga Italia. I shumëkërkuari Doko, akuzohet se përgjatë periudhës nga viti 1998 deri në vitin 2001, ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Milano të Italisë, të paktën 10 vajza me kombësi, kryesisht kosovare, rumune, moldave dhe shqiptare. Sipas policisë Artur Doko, pasi i trafikonte vajzat në drejtim të Italisë, për t’i shfrytëzuar si prostituta, iu siguronte atyre apartamente për të jetuar dhe dokumente të falsifikuara qëndrimi në Milano. Doko u arrestua gjatë një operacioni të oficerëve të Hetimit të Krimeve, Antitrafiqeve dhe Komisariatit nr.6, në ambientet e banesës ku ai jetonte me qera prej disa vitesh, në një nga pallatet pranë Bashkisë së Vorës. Prej të paktën 5 vitesh 38-vjeçari jetonte në Vorë bashkë me gruan dhe dy fëmijët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›