Berisha: 100 ditët e para, bilanc pozitiv
Në mbushje të 100 ditëve të qeverisë së tij, Kryeministri Berisha renditi përpara mediave edhe arritjet e saj. Gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për këtë vit, Berisha tha se ky bilanc do të jetë vërtet pozitiv, nisur edhe nga fakti se Parlamenti e ka ndihmuar qeverinë që të miratojë me intensitet, draftet dhe propozimet e saj. "Dua të them që ky Parlament, që nga themelimi i tij e deri më sot, në 100 ditë, nuk ka pasur kurrë veprimtari më intensive në aktet dhe ligjet, marrëveshjet dhe aktet normative që ka miratuar", deklaroi Kryeministri Berisha.