Stalini, rritet përkrahja pas fushatës së Putinit
Figura e diktatorit sovjetik, Stalin, falë një fushate mbështetëse të Kremlinit, ka arritur një pikë të lartë ngritjeje, më e larta e këtij dhjetëvjeçari. Kremlini është përpjekur me të gjitha mënyrat që të lërë në hije faktet e tmerrshme të qeverisjes së Stalinit dhe të nënvizojë ato që ata i konsiderojnë si anët pozitive. Sipas një sondazhi të fundit, një e treta e rusëve besojnë se lidershipi i Stalinit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte shumë i rëndësishëm dhe se ata e justifikojnë regjimin gjakatar, me të cilin drejtoi Bashkimin Sovjetik. Pothuajse po aq rusë mendojnë se Rusia ka nevojë për një lider si Stalini sot. Sondazhi i kryer nga Partia Komuniste ruse, që është partia e dytë më e madhe në Parlament, festoi edhe 130-vjetorin e lindjes së Stalinit. Mbështetësit kanë vendosur kurora mbi varrin e Stalinit dhe i kanë cilësuar arritjet e tij të të njëjtave përmasa me ato të Pjetrit të Madh dhe Leninit. Respekti për Stalinin është rritur që kur Putin mori pushtetin në vitin 2000. Ndërkaq aktivistët e të drejtave të njeriut dhe historianë të ndryshëm i kanë bërë thirrje njerëzve që të kenë një këndvështrim më kritik për njeriun që nga shumëkush konsiderohet si ekzekutori i mbi 20 milionë vetëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.